
Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti dëshiron të nënshkruajë sulmuesin e Napolit, Lorenzo Insigne raporton Le 10 Sport.
Trajneri italian ka punuar mirë me 28-vjeçarin gjatë kohës së tij në Stadio San Paolo dhe është i prirur për një ribashkim në Goodison Park, përcjell ORAinfo.

Insigne ka shënuar vetëm tre gola në 15 dalje në Serie A për Napolin këtë sezon./ORAinfo/