“Ciao” Pioli, Milan zbulon trajnerin e ri

22:43 | 20 Dhjetor 2019

Milani mezi pret që të sjellë në “San Siro”, ish-trajnerin e Leipzig, Ralf Rangnick, zbulon Bild.

Kuqezinjtë do të dëshironin që gjermani të shërbejë si trajner dhe drejtor sportiv nga qershori i ardhshëm, por do që ai të bashkohet me klubin qysh në janar si këshilltar,përcjell ORAinfo.

Rangnick braktisi postin e tij në Leipzig në fund të sezonit të kaluar për t’u bërë Shefi i Red Bull i Sportit dhe Zhvillimit të Futbollit./ORAinfo/

Komento: