“Ciao “ Torino, ja ku po transferohet Belotti

14:43 | 09 Tetor 2021

Andera Belotti, do të largohet nga Torino.

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka zbuluar se Andrea Belotti nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me ekipin e Torinos dhe do të largohet si agjent i lirë në verën e vitit 2022, lajm që ndryshon rrënjësisht zhvillimin e tregut të ardhshëm të transferimeve për verën me një nga sulmuesit më të mirë në Serie A është bërë një opsion për çdo ekip në ligat kryesore në Evropë,përcjell ORAinfo.

“Për momentin ai nuk ka nënshkruar dhe nuk mendoj se dëshiron të nënshkruajë. I bëra atij një ofertë që ishte përtej mundësive të mia, nuk mund ta detyroj të bëjë asgjë,” konfirmoi Urbano Cairo, i cili heq dorë nga ylli i tij kryesor.

Sipas Football, Arsenali ka punuar për inkorporimin e Andrea Belottit për ca kohë, e cila madje mund të ndodhë në tregun e dimrit në mënyrë që Torino të marrë kthime ekonomike nga largimi i yllit të tij kryesor./ORAinfo/

Komento: