Çifti i njohur i showbizit martohen fshehurazi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Çifti i njohur i showbizit martohen fshehurazi

20:20 | 22 Dhjetor 2019

Ata u martuan të shtunën.

Aktorja dhe këngëtarja e mirënjohur amerikane, Hilary Duff e ka realizuar ëndrrën e saj.

Ylli i “The Cinderella Story” dhe partneri i saj, Matthew Koma kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë të shtunën, i tha një burim E!News.

Prindërit e vajzës Banks, 14-muajshe, i thanë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni private në kopshtin e shtëpisë së tyre në L.A.

Kjo është martesa e dytë për aktoren, ajo ishte e martuar me Mike Comrie dhe në vitin 2014 zyrtarizuan ndarjen e tyre, vetëm dy vjet pasi u bënë prindër të djalit Luca, tani 7-vjeçar.

Ndërsa për këngëtarin Koma është hera e parë, transmeton rtv21.tv Martesa e tyre ndodhi vetëm shtatë muaj pasi ai i propozoi asaj me një unazë diamanti.

Komento: