Cili është raporti i Neymar me Mbappen? Flet trajneri i PSG

12:54 | 22 Dhjetor 2019

Thomas Tuchel ka folër së fundi për Neymar JR dhe Kylian Mbappe.

Ai është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjet e tyre.
PSG mbrëmë ka marrë tri pikë të reja nga përballja me Amiens, në një ndeshje ku Mbappe e Neymar shkëlqyen, së bashku me Mauro Icardi.

Trajneri gjerman është shprehur i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij, duke shtuar se Mbappe e Neymar po motivojnë njëri tjetrin.

“Ata luajnë shumë mirë së bashku. Ata kanë rifituar vetëbesimin dhe janë në formë të mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.

“Neymar motivon Mbappen dhe Mbappe motivon Nemyarin, kjo është e mirë. Me të gjithë të tjerët, në luajmë si skuadër. Sfida është që të mbajmë këtë shpirt dhe mënyrë loje” ishin fjalët e trajnerit gjerman.

Mbappe mbrëmë gjeti dy herë rrugën e golit, kurse nga një herë shënuan edhe Neymar e Mauro Icardi.

Komento: