Çitaku godet Kurtin: Pas vizitës studimore në SHBA po i viziton fabrikat e çokollatave në Zvicër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Çitaku godet Kurtin: Pas vizitës studimore në SHBA po i viziton fabrikat e çokollatave në Zvicër

15:58 | 26 Maj 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar qëndrimin jashtë Kosovës të kryeministrit Kurti tash e tri javë duke e quajtur të papërgjegjshme.

Çitaku ka ironizuar me vazhdimin e vizitës së Kurtit nga ShBA në Zvicër dhe qëndrimin në një fabrikë çokolladash.

Çitaku ka thënë se vizita e Kurtit në SHBA mund të kualifikohet si studentore.
“E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar njê fabrikë të çokolladave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti”, ka shkruar ajo.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA ka thënë tutje se bordi i ri i AKP-së i emëruar nga Kurti ka shpallur valën e re të privatizimeve përkundër deklaratave të Kurtit se s’do të ketë privatizime.

“Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka shkruar ajo.

Kryeministri Albin Kurti që nga 6 maji ndodhet jashtë Kosovës. Fillimisht ai ka qëndruar në SHBA ndërkaq të hënën ka udhëtuar për në Zvicër ku po mer pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Opozita edhe në seancën e sotme të Kuvendit e ka kritikuar qëndrimin e gjatë të shefit të qeverisë jashtë Kosovës.

Komento: