Çitaku i reagon Qeverisë për ndarjen e projekteve në mënyrë selektive: Turp, po i ndëshkoni qytetarët

14:28 | 23 Gusht 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar lidhur me publikimin e vendimit për ndarje të projekteve nga qeveria e që rezulton se asnjë prej tyre nuk është dhënë në komunat ku qeverisë PDK-ja, ndërsa ato të VV-së, kanë marrë të gjitha.

Lidhur me këtë, Çitaku shprehet se me mosaprovim projektesh e mbështetje selektive, ndëshkohen qytetarët e jo pushtetarët.

“Me mosaprovim projektesh e mbështetje selektive ndëshkohen qytetarët, jo pushtetarët.
Pa diskriminim deri më tani i kemi vetëm reduktimet e rrymës dhe inflacionin.
Turp”, shkruan Çitaku.

Lidhur me këtë çështje, gjatë ditës së sotme reagoi edhe ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti ka ngritur dyshime se si të gjitha komunat që udhëhiqen nga partia në pushtet kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria, përkatësisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV. Në nivel nacional, VV qeveris në 4 komuna prej 38 sa janë. Por të gjitha kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria. Çfarë fati!”, ka shkruar Hoti.

Komento: