Çitaku: Mohimi i masakrës nga Vuçiqi është çmenduri totale

18:02 | 05 Dhjetor 2019

Vlora Çitaku i kundërpërgjiget Presidentit të Serbisë.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka cilësuar si çmenduri totale mohimin që Vuçiq ia bën Masakrës së Reçakut dhe krimeve të forcave paramilitare serbe në Kosovë.

“Presidenti i Serbisë sapo ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar. Kjo është një çmenduri totale”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në twitter.

“Reçaku ishte një tragjedi e cila shpalosi dhe zbuloi para syve të botës egërsinë e vërtetë të regjimit serb në Kosovë”, ka shtuar tutje Çitaku.

Çitaku ka thënë se deklarata të tilla janë një turp për Serbinë dhe se mohimi i krimeve të kryera nga forcat serbe është i papranueshëm.

Ndryshe, ish-ministri nga radhët e Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, është dënuar sot me dy vjet burgim pasi e kishte quajtur Masakrën e Reçakut një ‘fabrikim’.

Për dënimin e Teodosijeviq ka folur edhe shefi i Listës Serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke përsëritur të njëjtën deklaratë skandaloze të Teodosijeviqit.

Komento: