City duket se është gëzuar kot – PSG vazhdon me planin për ndeshjen e dytë

22:53 | 30 Prill 2021

Kylian Mbappe do të jetë jashtë në ndeshjen me Lens në kuadër të Ligue 1, por do të rikthehet për ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Këtë e ka konfirmuar PSG më parë, por kjo rriti shqetësimet se francezi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Manchester Cityn të martën.

Por, sipas gazetarit të “Europe1” dhe “Sportiplex”, C. Morinerie, i cili është i afërt me burime të Paris Saint Germain, ka konfirmuar se Mbappe nuk është i rrezikuar të paraqitet ndaj Manchester Cityt.

Sipas gazetarit francez, Mbappe ka kontraktuar muskulin, por që pas analizave të mëtejshme nuk është diçka serioze.

Për rikuperim, atij i duhet vetëm pushim dhe masazh, dhe madje ai do të jetë krejtësisht i gatshëm për Manchester Cityn.

Komento: