City gjen “formulën” se si ta transferojë Haaland-in

17:11 | 10 Tetor 2021

Manchester City, është duke i lidhur shpresat me Puma -n duke u futu tek rivalët që ndjekin Erling Haaland.

Gjigantët e prodhimit sportiv, të cilët janë sponsorët e veshjeve të City-t, duan të nënshkruajnë sulmuesin norvegjez të vlerësuar 150 milionë funte si posterin e tyre të ri,përcjell ORAinfo.

Puma do t’i ofrojë Haaland, 21 vjeç, një shumë dërrmuese prej 50 milionë funtesh për katër vjet në një përpjekje për ta tërhequr atë nga sponsorët aktualë të këpucëve të tij Nike.

Haaland ka ende dy vjet për të punuar me atë paketë me kompaninë amerikane.

Por ylli i Borussia Dortmund, me 47 gola në 48 ndeshje të ligës për klubin gjerman, mund të ndryshojë markat më shpejt./ORAinfo/

Komento: