City po ia merr super mbrojtësin Bilbaos

20:01 | 08 Shkurt 2020

Man City monitoron mbrojtësin e Bilbaos.

Manchester City është duke përgatitur terrenin për të transferuar një qendërmbrojtës gjatë merkatos së verës.

Kampionët në fuqi nga Premierliga janë duke u interesuar për mbrojtësin e Athletic Bilbao, Unai Nunez, bën të ditur ‘Dailymail’, transmeton lajmi.

Trajneri i ‘Citizens’, Guardiola, është i vendosur që të transferojë një mbrojtës, dhe La Liga duket se është marketi i duhur.

City kishte bërë pazare edhe më parë me Athletic Bilbao, kur siguronin shërbimet e Aymeric Laporte.

Mbetet të shihet nëse Man City do të ketë sukses edhe për Unai Nunez.

Komento: