Çka do të ndodh sot në Kosovë?

08:22 | 27 Prill 2022

Këto ngjarje janë të parapara të ndodhin sot

– Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare vendosin kurora me lule para përmendores së personave të zhdukur. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 9:00)

– Handikos në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit organizon aktivitetin e tryezës së rrumbullakët me temë “Shkëmbimi i përvojave me shtete të cilat e kanë ratifikuar Konventën për të Drejtat e Personave me aftësi te kufizuara”. (Hotel Nartel, ora 9:30)

– Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim realizon aksion simbolik me ç’rast do të kërkohet ndryshimi i statusit të kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse. (Para hyrjes kryesore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 9:45)

– Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi znj.Krenare Sogojeva Demaku raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të vitit 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

– Mbahet ngjarja përmbyllese e Programit KOSINT 2020, i cili u financua nga Zyrja Rome e Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe u zbatua nga katër organizata jo-qeveritare në Kosovë, Syri i Vizionit, BSFK, RADC dhe VoRAE. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një varg projektligjesh. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

– Inaugurohet objekti i ri për ruajtje të ftohtë të kërpudhave dhe frutave pyjore jo-drusore në agrobiznesin “Fungo” në Kamenicë. (Ambientet e reja të Fungo në Kamenicë, ora 11:00)

– Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Hapet ekspozita ndërkombëtare e postierit “All Against Corruption”. (Galeria e Arteve, ora 14:00)

– Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

– Në Ditën e Personave të Pagjetur të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje! organizon aktivitet publik me ç’rast fton qytetarët e interesuar t’i bashkohen aktivitetit të mbjelljes së fidanëve në kujtim dhe nderim të 1617 personave të pagjetur nga lufta e fundit. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

– Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë. (Kompleksi Memorial në Mejë të Gjakovës, ora 11:00)

– Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Komuna e Prishtinës organizon panel me temë ‘Looking for a career in ICT”. (Oda Ekonomike Amerikane, ora 11:00)

– Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Komuna e Prishtinës organizon diskutim me temë “TIK si zgjedhje e karrierës” (Shkolla Fillore Hasan Prishtina, ora 12:30)

– Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë publikon raportin “Një proces i papërfunduar: Sfidat në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 14:00)

– Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, prezanton të gjeturat e hulumtimit mbi trajtimin e politikave sociale nga ana e organeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Zyrat e Institutit, Rruga B, ora 14:00)

– Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e grupit parlamentar, ora 15:30)

Komento: