Çka do të ndodh sot në Kosovë?

09:23 | 20 Janar 2023

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit organizon hapjen solemne të “Garës së Kuzhinierëve”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 09:30)

Kryeministri Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) publikon analizën “Shërbimet Sociale në Komuna – Trendët e Financimit 2010 – 2023”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Gjykata e Apelit mban konferencë për media.( Gjykata e Apelit, ora 10:00)

Promovohet botimi “Fjalor serbisht-shqip” i autorit Rexhep Zllatku.( AShAK, ora 11:00)

Komento: