Çka do të ndodh sot në Kosovë?

09:32 | 18 Prill 2023

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë:

Komuna e Rahovecit organizon homazhe në nderim të dëshmorëve Safet Latifi e Visar Hoti me rastin e përvjetorit të rënies.(Zatriq dhe Ratkoc, ora 10:00 dhe 11:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate dorëzon padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. Të ftuar: përfaqësuesit e institucioneve të audituara. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ORA 11:30)

Komento: