Çka po ndodh, a do të lejohet të luaj më Greenwood?

19:33 | 22 Gusht 2023

A do të mund të luajë Greenwood, kjo është ende e paqartë

Mason Greenwood nuk duket se do të mund të kalojë në Pro Ligën Saudite nga Manchester United këtë verë, kanë thënë disa burime për media prestigjioze britanike

21 vjeçari vendosi të largohet nga Djajtë e Kuq pasi që klubi përfundoi një hetim të brendshëm gjashtë mujor këtë javë. Greenwood u pastrua nga akuzat për tentim dhunim, sulm dhe kontroll të shtatzënisë në shkurt të 2023.

Me Lindjen e Mesme që thuhet se është destinacioni i tij, sulmuesi i lindur në Bradford, tani ka dyshime se do të mund të luajë edhe në Arabi Saudite, kjo sipas një raporti të BBC Sport.

Një përfaqësues i pa emëruar si burim ka përjashtuar kalimin të ndonjë skuadër në këtë ligë, duke theksuar se ngritja e futbollit të grave dhe avancimi do të luan tani një rol të madh në këtë vendim.

“Qeveria ka krijuar ligën e grave, e cila pritet ta fillojë sezonin e dytë më 11 tetor”, tha ky burim. “Ky është një ndryshim i rëndësishëm, pasi që paraqet perceptimin e tërë komunitetit”.

“Ky është një ndryshim i jashtëzakonshëm, futbolli i grave ishte i margjinalizuar më parë: tani kemi Kombëtare të ranguara në FIFA. Gratë luajnë pa e mbuluar kokën dhe ka edhe tifozë meshkuj në tribuna, që është një ndryshim kulturor i madh”.

Greenwood ka luajtur 129 ndeshje për United. Ai ka shënuar 35 gola dhe ende ka kontratë me skuadrën nga Old Trafford deri në vitin 2025. Një huazim është përjashtuar, me klubin që ka dhënë indikacione që do të punojnë me Greenëood për të gjetur një vend të përshtatshëm për të – edhe pse kjo duket shumë e vështirë.

Komento: