Çka po ndodh me Oltën, të gjithë banorët ja kthejnë shpinën!

09:16 | 14 Mars 2023

Ka ngelur vetëm Olta se debatoi me Qetsorin/Deamishel debaton me Oltën

Deamishel dhe Olta patën një debat me njëra-tjetrën sot në oborr. E gjitha nisi si pasojë e një komenti që bëri Armaldo. Ky i fundit tha se lëvizja e radhës që ai ka në plan të bëjë do e forcojë edhe më shumë atë.

Dea tha se Armaldo do bashkohet me Oltën, meqë ajo ka mbetur vetëm, për shkak se debatoi me Qetsorin.

Olta i tha Deas se ajo po pëpiqet të bëhet faktor kot dhe se nuk ka debatuar fare me Qetosrin.

Ajo i tha Deas të merret me dikë tjetër që ta shtyjë edhe pak qëndrimin e saj në shtëpi. Dea u shpreh se ajo nuk e ka shtyrë me dikë lojën, por vetëm.

Ajo madje i tha Oltës se ajo po bën aleancë me Qetsorin.

Dea shtoi se Olta iu afrua asaj përpara se të vinte Qetsori, pasi kishte mbetur vetëm. Por kjo gjë, u kundërshtua nga Olta.

Komento: