Çka po ndodh, Raiola mohon se Ibrahimoviç e ka rinovuar kontratën me Milanin!

22:10 | 26 Gusht 2020

Ibrahimovic nuk e ka rinovuar kontratën me Milanin.

Orë më herët, gazeta e njohur italiane, “Calciomercato”, raportoi se sulmuesi suedez, Ibrahimovic ka rinovuar kontratën me Milanin.

Por ky lajm u demantua tani nga agjenti, Mino Raiola, ku tha se lajmi i “Calciomercatos” është një raportim i rremë.

Raiola e demantoi lajmin e gazetës italiane përmes një postimi në “Twitterin” e tij zyrtar, vetëm pak çaste më parë.

Komento: