Çka pritet të ndodhë sot?

08:04 | 20 Tetor 2023
cka-pritet-te-ndodhe-sot?
  • 09:00Bëhet hapja e punimeve të Simpoziumit Ndërkombëtarë Ndër/Transdisiplinarë “Filozofema” për Filozofinë, Artin dhe Teknologjinë. (Fakulteti Filozofik)  
  • 10:00Mbahet takimi regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”. (Klan Arena, Prishtinë)
  • 11:00Mbahet dita e dytë e edicionit të 23-të të panairit ndërkombëtar AGROKOS që mbulon sektorin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve. (Salla 1 Tetori, Prishtinë)
  • 11:00Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të dorëzojnë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese)
  • 11:30Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të çerdhes në fshatin Godanc. Marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci etj. (Godanc, Shtime)
  • 14:00Mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku ndër të tjera është paraparë edhe raportimi i përfaqësuesve të Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë si dhe raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati. (Kuvendi i Kosovës, C203)

Komento: