Çka pritet të ndodhë sot?

08:03 | 03 Nëntor 2023
cka-pritet-te-ndodhe-sot?
  • 09:30 – 17:30Mbahet Konferenca parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”, organizuar nga Komisioni parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim i Kuvendit të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 
  • 10:00Për të gjashtën herë tentohet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N302) 
  • 10:00

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Kuvendi i Kosovës, C301)

  • 10:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i  Përgjithshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite janë: Raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi; votimi i Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës; votimi i Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave etj.(Kuvendi Kosovës) 

  • 11:30Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)
  • 12:00Protestohet për neglizhencën e Prokurorisë në hetimin për rastin e Astrit Deharit. (Para Prokurorisë Speciale) 

  • 13:00BIRN Serbia dhe Internews Kosova prezantojnë hulumtimin “Raportimi i medieve mbi marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës: Konflikt apo bashkëpunim”, që do të pasohet nga një panel diskutimi. (Qendra Mediale në Çagllavicë)
  • 13:30Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoren për Mirëqenie Sociale, Adelinë Sahiti, do të përurojnë objektin e rinovuar të Shoqatës Qendrore të personave të shurdhër. (Rr. “Nazim Gafurri”, përballë Bonevet)

Komento: