Çka pritet të ndodhë sot?

08:07 | 09 Dhjetor 2023
cka-pritet-te-ndodhe-sot?
  • 09:00Bashkësia Islame e Kosovës dhe Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame organizojnë konferencën shkencore “Xhamia te shqiptarët”. Në hapje marrin pjesë dhe myftiu Naim Tërnava dhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku. (Hotel “Emerald”,
    Prishtinë)
  • 10:00Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit mbahet konferenca “Auditimi jofinanciar nga Zyra Kombëtare e Auditimit: Ndërhyrje në Sistemin e Drejtësisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 10:00Këshilli i Përgjithshëm të organizatës “Gratë për Vetëvendosje” mban mbledhjen e tretë. Pjesa e parë është e hapur për mediet. (Salla e konferencave “Orion”, rr. “Rexhep Luci”)
  • 11:00Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediet mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit Lumir Abdixhiku. (Salla “Klan Arena”, Prishtinë)
  • 11:00Lëvizja FOL, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, realizon performancën “Realitetet e papame të transparencës radikale”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
  • 12:00Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve për foton më të mirë kundër korrupsionit. (Hotel “Union”, Prishtinë)
  • 12:00Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) protestojnë para Qeverisë, për shkak të pagave, zvogëlimit të shtesave të rrezikshmërisë etj. (Para objektit të Qeverisë) 
  • 12:00

    Oda e Avokatëve të Kosovës shënon Ditën e Avokatisë, përkatësisht 50-vjetorin e themelimit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 13:00Mbahet konferenca “Transparenca e qeverisë dhe e ndërmarrjeve publike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 19:00Hapet ekspozita multimediale “Art Therapy”, që përfshin edhe vepra të krijuara në rezidencën artistike të Mitrovicës këtë vit. (Qendra “Barabar”, në hotelin “Grand”)

Komento: