10:00Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, lanson tri shërbime të reja elektronike. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe mirënjohjeve vjetore “Mik i fëmijëve”, për kontribuuesit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)
10:00
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mban tryezën me temën “Gatishmëria e Institucioneve të Kosovës për anëtarësim në BE”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00BIRN lansom faqen e internetit të Monitorimit të Pronësisë së Mediave në Kosovë. (Shtëpia e Shoqërisë Civile, Prishtinë)
10:00Koalicioni K10 mban tryezën me temën “Planifikimi familjar dhe përdorimi i kontraceptivëve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit 2024-2026 ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje në Gjilan dhe Ferizaj. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefi i misionit të OSBE-së Michael Davenpor etj. (Hotel “Astoria”, Gjilan)
10:30Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier e viziton Kolegjin IBCM në Mitrovicë e jugut. (Kolegji IMC, Mitrovicë e jugut)
11:00
Vihet gurthemeli i aneksit të Shkollës “Mustafë Venhari”. Merr pjesë kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi. (Vushtrri)
11:00Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2024; si dhe shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, N303)
11:00Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës. Në rend dite janë 14 pika, përfshirë shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil, Projektligjit për metrologji, atij për shërbime sociale dhe familjare etj. (Kuvendi i Kosovës, C203)
13:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për metrologji; Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil etj. (Kuvendi i Kosovës, N302)
13:00Telekomi i Kosovës mban takimin e fundvitit me medie, ku menaxhmeti do të paraqes punën njëvjeçare. (Telekomi i Kosovës, “Dardani”, Prishtinë)
14:00Paraqitja e parë e Haxhi Shalës para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. (Hagë)
15:00UBT nderon me Çmimin “Excellence Leadership Award” ish-Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevnelie. (Kampi Inovativ i UBT-së, Lipjan)
19:00Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në mbështetje të Listës “Beteja politike vazhdon – Shaip Kamberi”, e cila garon në zgjedhjet për Parlamentin e Serbisë. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Amfiteatri i Fakultetit të Arkitekturës, Prishtinë)