Çka pritet të ndodhë sot?

08:20 | 18 Janar 2024
cka-pritet-te-ndodhe-sot?
  • 09:00Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

  • 10:00Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite është shqyrtimi i propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët. (Kuvendi Kosovës)  

  • 11:00Dorëzohet padi për diskriminimndaj Komunës së Fushë-Kosovës, nga ana e qytetarit me aftësi të kufizuar, Besart Ramadani. (Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Fushë-Kosovë)
  • 11:00Organizatat Aktiv dhe ACDC mbajnë tryezën me temën“Udhërrëfyesi për rritjen e transparencës dhe luftimin e korrupsionit”. Merr pjesë dhe Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Qendra për Energji Qytetare, Graçanicë)
  • 14:00Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, mban ligjëratë publike në Universum International College me temën “Liberalizimi i Vizave për Kosovën: Mundësitë dhe sfidat”. (Kampusi i UNI, afër Prishtina Mall)

  • 15:00Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, vendos lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz) 

Komento: