Çka thonë ekonomistët për mungesën e investimeve kapitale?

09:40 | 07 Nëntor 2023
cka-thone-ekonomistet-per-mungesen-e-investimeve-kapitale?


Kritika lidhur me investimet kapitale të përmbushura nga institucionet në nëntë mujorin e 2023-ës kanë ekonomistët.

Ekonomisti Erzen Hyseni e konsideron shqetësues nivelin e investimeve kapitale.

“Është mjaft shqetësues për faktin se dihet qe investimet kapitale janë një ndër faktorët kryesorë për rritjen ekonomike në vend gjithashtu edhe për rritjen e e vendeve të reja të punës. Ky fakt tregon se kjo qeveri ka një problem mjaft te madh dhe se nuk ka ide konkrete për zhvillimin e vendit”, theksoi Hyseni për “Front Online”.

Notë negative i jep edhe njohësi tjetër i fushës, Mustafë Kadriaj.

“Kur kemi investime rriten të hyrat buxhetore nga aktiviteti ekonomik biznesor, rritet mirëqenia e qytetarit dhe nga një buxhet më i fuqishëm qeveria ka komoditet që të investon në sigurinë e brendshme, atë të jashtme, arsim, politika sociale, shëndetësi”.

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka interesim për diçka të tillë.

“Siç shihet Qeveria nuk ka interesim për investime ku do mbahet mend si qeveria me zero investime deri me tani, pra kryefjala e qeverisë Kurti”, potencoi Kadriaj për Front Online.

Komento: