‘Çmendet’ Barcelona, ofron 100 milionë euro për yllin e Bundesligës

10:34 | 17 Maj 2020

Barcelona pritet të jetë aktive në afatin e transferimeve të verës.

E përditshmja katalanase Sport, raporton se Barcelona është futur në garë për yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

Quique Setien e shesh Havertzin si përforcimin ideal, por Bayer Leverkusen kërkon 100 milionë euro për lirimin e tij.

Barcelona do të tentojë ta ul çmimin e tij duke ofruar disa lojtarë dhe emrat që përmenden janë Carlos Alena, Cucurella dhe Emerson.

Mesfushori 20-vjeçar është i gatshëm të largohet nga Bayeri, ndërsa në garë për të janë Real Madrid, Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munich.

Barcelona është e gatshme ta shesë Ousmane Dembelen për ta financuar transferimin e Havertz.

Komento: