‘Çmendet’ Barcelona, shet 5 lojtarë për ta transferuar këtë sulmues – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Çmendet’ Barcelona, shet 5 lojtarë për ta transferuar këtë sulmues

13:50 | 25 Mars 2020

Barcelona mendon të shesë pesë lojtarë për të transferuar Martinezin.

Barcelona po e shikon mundësinë që të përfshijë lojtarë në çdo marrëveshje për të transferuar sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez, shkruan “Corriere dello Sport”.

Kampioni i Spanjës e ka bërë Martinezin prioritet për këtë verë, por duhet të bëjë gati deri në 150 milionë euro për të transferuar sulmuesin.

Për të bërë këtë, Barcelona është e gatshme të shesë lojtarët si Nelson Semedo, Arthur, Arturo Vidal, Carles Alena dhe Jean-Clair Todibo.

Martinez 22-vjeçar këtë stinor ka shënuar 16 gola dhe asistuar katër tjerë në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Komento: