‘Çmendet’ Milan, bëhet gati t’i paguaj 60 milionë për këtë lojtar!

14:41 | 29 Mars 2020

AC Milan ende po vazhdon të shpresoj se gjatë verës do të arrij ta transferojë mbrojtësin francez të RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Ardhja e gjermanit, Ralf Rangnick mund të ndihmoj në transferimin e tij në ‘San Siro’ gjatë kësaj vere, përcjell ORAinfo.

Burimi i transferimit Louis Girardi madje pohoi në Twitter më herët gjatë muajit se agjenti i Upamecano në të vërtetë ka arritur tek Rangnick për të parë nëse ai po shkon në Milano në fund të sezonit.

Raportohet se Upamecano ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro.

Mbetet të shinhet nëse Milan është gati të paguaj një shumë kaq të lartë, ose lojtari do të transferohet në Premierligë, pasi interesim për të kanë shprehur Manchester United dhe Liverpool. /ORAinfo/

Komento: