Çmendet Real Madrid, ja çfarë klauzole i ka vë Valverdes

16:37 | 24 Gusht 2021

Mesfushori uruguaian e ka vazhduar kontratën me Real Madridin, i cili e ka “blinduar” atë pasi e sheh të ardhme të ekipit

Federico Valverde e ka vazhduar kontratën me Real Madridin. Dhe, “Los Blancos” e kanë “blinduar” yllin uruguaian me një klauzolë marramendëse. Në fakt, kjo klauzolë e shkëputjes së kontratës është vendosur hiç më pak se 1 miliard euro.

Lajmin e ka bërë të ditur “Goal.com”, përcjell “Gazeta Express”. 23 vjeçari i ka kaluar gjashtë sezone të karrierës së tij në Real. Ai ishte marrë në vitin 2016 nga klubi uruguaian, Penarol.

Valverde tash është bërë lojtar i rëndësishëm i “Mbretërve” dhe e ardhmja e tij do të jetë në “Santiago Bernabeu”. Në bazë të klauzolës së lartë, asnjë klub nuk do të mundë ta blejë përfaqësuesin uruguaian.

Komento: