Çmendet Real Madrid, ja sa ofron tani për Mbappen

18:13 | 26 Gusht 2021

Nga 160 milionë në 180 milionë euro e ka rritur Real Madridi ofertën e fundit për Kylian Mbappen.

Oferta 160 milionë euro për Kylian Mbappen ishte e papranueshme për Paris Saint Germainin dhe drejtorin sportiv, Leonardon, që tha se sulmuesi s’do të largohet nën shifrën e 180 milionë eurove.

Sipas LE PARISIEN, Reali ka reaguar menjëherë duke ia plotësuar kërkesat PSG-së dhe oferta tani është rritur në 180 milionë euro.

PSG po mendohet mirë para se të jap përgjigjen e fundit për Mbappen, pasi rrezikon ta humbasë atë me zero euro kur t’i skadojë kontrata në vitin 2022.

Komento: