‘Çmendet’ Real Madrid, ofron 50 milionë euro për këtë lojtar

19:47 | 06 Qershor 2020

Reali ofron 50 milionë euro për talentin Camavinga, por klubi francez kërkon më shumë.

Real Madrid nuk dorëzohet për talentin Rennes, Eduardo Camavinga.

Madrilenët kërkojnë të përshpejtojnë tratativat për të mposhtur konkurencën rreth futbollistit.

Drejtuesit e klubit spanjoll për të bindur francezët të lënë të lirë futbollistin i kanë paraqitur në tryezën e bisedimeve ofertën prej 60 milionë eurosh.

Në rast se palët arrijnë marrëveshjen, pagesa do të kryhet në formën e 50 milionë eurove cash dhe 10 milionë euro bonuse.

Por klubi nga Roazhon Park e ka bërë të qartë se 17-vjeçari do të largohet vetëm për shumën e 75 milionë eurove.

Komento: