‘Çmendet’ Roman Abramovich, po i largon 11 lojtarë për të financuar transferimin e Lukakut

18:18 | 03 Gusht 2021

Chelsea është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Romelu Lukakut nga Interi.

Siç u raportuar nga mediat angleze dhe ato italiane, The Blues kanë ofruar 100 milionë euro dhe shërbimet e Marcos Alonsos për sulmuesin belg.

Mirëpo, Interi e ka refuzuar këtë ofertë dhe e konsiderojnë Lukakun si të paprekshëm në planet e tyre për edicionin e ri.

Blutë e Londrës nuk po heqin dorë dhe janë të gatshëm që të sakrifikojnë 11 lojtarë për të gjetur fonde që të financojnë transferimin e ish-lojtarit të tyre.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, Kurt Zouma do të jetë në mesin e lojtarëve që do të largohet, derisa Ëest Ham United ka interesim të madh për të.

Por, Chelsea në listën e largimeve ka futur edhe emra si, Ross Barkley, Tammy Abraham, Callum Hudson-Odoi, Ruben Loftus-Cheek, Davide Zappacosta, Michy Batshuayi, Kenedy, Danny Drinkëater, Tiemoue Bakaoyko dhe Baba Rahman.

Thomas Tuchel nuk e sheh asnjërin në planet e tij dhe ka kërkuar nga bordi që të shiten të gjithë.

Chelsea ishte e fokusuar në Erling Haalandin, mirëpo Borussia Dortmundi nuk dëshiron ta shesë lojtarin, andaj tani janë fokusuar te Lukaku.

Komento: