‘Çmenduria’ e gjigantit evropiane për Haaland: Pagë e majme dhe shumë stratosferike për transferimin e tij

19:23 | 30 Prill 2021

Roman Abramovich ka vendosur, Chelsea do të jetë shumë aktive në afatin të merkatos verore dhe prioritet është një sulmuesi të klasit më të lartë.

Thomas Tuchel e ka bërë një prioritet që të sjellë një sulmues të ri sepse Werner nuk bëri përshtypjen që priteshte në Londër.

Në “Stanford Bridge” ata shpresojnë të fitojnë betejën për nënshkrimin e Erling Halland, edhe pse janë të vetëdijshëm se transferimi do të jetë shumë i shtrenjtë.

Skuadra londineze ka në plan të shesë disa lojtarë për të mbledhur 200 milionë euro të nevojshme për transferimin e Halland me një pagë rreth 400 mijë euro në javë.

Tammy Abraham është në listë për shitje për 40 milionë paund, dhe përveç tij, Kurt Zuma, Fikayo Tomori, Michy Batshuay dhe Davide Zappacosta do të shiten gjithashtu.

Komento: