Çmimi i naftës rritet sërish

20:43 | 15 Prill 2022

Vendi ynë është duke u përballur me rritje të çmimeve.

Një ditë më parë, çmimi për një litër naftë ishte 1.55 euro, ndërsa aktualisht çmimi i naftës për litër është 1.59 e në disa vende 1.58 euro.

Në Kosovë pati sërish lëvizje të çmimit të naftës. Një ditë më parë u raportua se kishte ulje të çmimit të karburanteve, por gjatë së premtes ky çmim vetëm se ishte rritur.
Madje, çmimet e furnizimit me naftë po dallojnë nga kompanitë e ndryshme të derivateve në vend.

Gjatë së enjtes çmimi për një litër naftë ishte 1,55 euro, ndërsa një dite me pas litra e saj paguhej 1.59 euro, e në disa vende 1 cent më pak.

E këtë luhatje të çmimeve qytetarët po e shohin si sfidë.

Përderisa në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka filluar të bie, në Kosovë nuk po ndodhë e njejta.

E njëri prej qytetarëve në Prishtinë këtë rritje po e arsyeton me situatën ku është përfshire rajoni dhe e gjithë Evropa.

Lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdimisht përmendet si nje factor qe ka ndikuar për rritjen e çmimeve për shume produkte.

E kjo situatë sipas njohësit të çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliut, ka krijuar spekulacione tregtare.

Gërxhaliu tutje shton se duhet të ketë më shumë kontrolle në kompanitë e derivateve.

Ndryshe, çmimi i naftës në Gjermani është aktualisht 2.03 euro, në Zvicër dhe Greqi 2.05 euro, kurse ne vendet e tjera evropiane kryesisht me i ulet.

Çmimet më të larta janë vërejtur në Holandë, Norvegji dhe Finlandë. Në këto vende është 25-30% më e lartë se mesatarja evropiane.

Ndër vendet e Ballkanit, çmimi i naftës në Gjermani është 2.03 cent, në Zvicër dhe Greqi 2.05 cent.

Çmimet më të larta janë vërejtur në Holandë, Norvegji dhe Finlandë. Në këto vende është 25-30% më e lartë se mesatarja evropiane.

Komento: