Çmimin e “qeverisë” a po e respektojnë pompat e benzinës, çfarë thotë kryeinspektorja?

15:14 | 27 Qershor 2022

A po e respektojnë çmimin e “qeverisë” pompat e benzinës, çfarë thotë kryeinspektorja?

Bizneset po e repsketojnë çmimin e naftës, benzinës dhe gazit të vendosur sot nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), është shprehur për Gazetën Express, kryeinspektorja në këtë ministri, Lebibe Haliti.

Ajo tha se deri më tani nuk kanë hasur në ndonjë biznes që po refuzohet çmimorja e re e derivateve.

Ndërsa te bizneset që në mëngjes nuk kanë qenë të informuara për këtë vendim, kryeinspektorja tha se kanë fillu menjeherë me vendosjen e çmimeve të reja.

“Inspektorati i tregut sot ka fillu mbikëqyrjen e zbatimit të udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve dhe sot janë publiku çmimet e para nga Ministria e Tregtisë, njëherë për njëherë gjithçka është në rregull sa i përket tregut. Bizneset disa fillu menjëherë pas publikimit i kanë rregullu çmimet në përputhje me publikimin. Disa të tjera që s’kanë qenë të informuara janë urdhëruar nga inspektorati i tregut menjëherë mi rregullu. Kjo është duke u respektu pa kundërshtim dhe pa ndonjë problem të theksuar. Deri më tani, nga të dhënat nga tereni, se inspektorët janë në teren nga mëngjesi, nuk kemi ndonjë rast që po refuzohet vendosja e çmimeve”, tha Haliti për Gazetën Express.

Tutje, ajo tregoi se bizneset që nuk e respektojnë çmimoren mund të dënohen me gjobë nga 2 mijë deri në 6 mijë euro.

“Çmimi për mosrepsketim të kufizimit të çmimit të naftës është 2 mijë deri në 6 mijë euro”, tha kryeinspektorja Haliti.

Komento: