Conte e do në skuadër me ҫdo kusht yllin e Tottenhamit

18:58 | 26 Gusht 2020

Ylli i skuadrës së Tottenham është synimi kryesor i Contes.

Mesfushori i Tottenham, Tanguy Ndombele, mbetet prioritet i trajnerit të Interit, Antonio Conte, në tregun e transferimeve, thonë raportet në Francë.

Conte ka mbyllur bisedimet dje me presidentin e Interit, Steven Zhang, ku janë dakorduar të vazhdojnë bashkëpunimin.

Trajneri italian ka vizituar zyrat qendrore edhe gjatë ditës së sotme (e mërkurë), për më shumë bisedime, kësaj here në lidhje me tregun e transferimeve.

Sipas RMC Sport, Ndombele mbetet prioritet i Contes dhe i skuadrës së tij, me shumë diskutime rreth lojtarit që tani janë mbajtur mes dy skuadrave.

Spurs nuk duan të shesin 23 vjeçarin që iu bashkua atyre një vit më parë nga Lyon, për 60 milionë euro.

Ai ka luajtur 29 ndeshje konkurruese për Spurs, me dy gola dhe katër asistime të regjistruara.

Komento: