Conte i gëzuar pas fitores kundër Milanit: Jemi përmirësuar si ekip nga viti i kaluar

10:28 | 22 Shkurt 2021

Conte: Fituam kundër një ekipi të fortë si Milani, jemi përmirësuar si ekip nga viti i kaluar.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur pas fitores ndaj Milanit me rezultat 0-3 në Serie A.

Italiani ka thënë se merita është e gjitha e lojtarëve pasi dhanë maksimumin në fushë dhe se qëllimi i klubit zikaltër është gjithmonë të fitojnë.

Ai në mes të tjerave tha se për dallim nga viti i kaluar kualiteti individual i lojtarëve, por edhe i gjithë ekipit është rritur.

Aktualisht Interi renditet në vendin e parë në Serie A me 53 pikë, ndjekur nga Milani me 49 pikë dhe Roma me 44.

Komento: