Conte ia qet një kusht Interit për të qëndruar në klub – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Conte ia qet një kusht Interit për të qëndruar në klub

11:25 | 23 Prill 2021

Kushti i Contes për të qëndruar në Inter: “Vetëm atëherë po!”.

Antonio Conte nuk ka garantuar qëndrimin në Inter, pavarësisht se zi kaltrit janë rrugës së duhur për ta fituar titullin në Itali.

Duke folur të mërkurën pas barazimit me Spezian, Conte tha: “A e shoh veten për një kohë të gjatë te Interi? Sot mund të flasim vetëm për të tashmen. E dimë se programi i klubit ka ndryshuar për shumë arsye. Në fund të sezonit duhet të sqarojmë, është e pashmangshme. Fansat e meritojnë këtë”.

“Nëse ekziston një projekt i qartë? Atëherë po”, u përgjigj më tej Conte.

Interi aktualisht ka grumbulluar 76 pikë, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt, Milani, derisa Juventusi ka mbetur 11 pikë prapa kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri ën fund të sezonit.

Komento: