Conte në aksion, po e transferon yllin e Napolit

11:05 | 18 Maj 2020

Inter pritet të jetë aktiv në afatin e transferimeve të verës.

Interi është duke kryesuar garën për transferimin e sulmuesit belg të Napolit, Dries Mertens, njofton “Tuttosport”.

Mertens 33-vjeçar raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Superliga e Kinës dhe preferon të qëndrojë në Evropë për të fituar trofe.

Chelsea po ashtu është future në garë për belgun. Por, Interi shihet si favorit. Mertens ka kontratë me Napolin deri në fund të këtij stinori.

Komento: