Coronavirus, Inter merr këtë vendim në ndeshjen kundër Milanit

13:29 | 08 Shkurt 2020

Interi të veshë fanellën speciale në derb, për të mbështetur Kinën mes Coronavirus.

Nesër në mbrëmje zhvillohet derbi i shumëpritur mes Inter dhe AC Milan do të zhvillohet në San Siro.

Për të dy palët, jo vetëm për prestigjin, do të jetë një lojë shumë e rëndësishme përsa i përket renditjes së ligës, përcjell ORAinfo.

Siç u njoftua në kanalet e mediave sociale të Interit më herët sot, ata do të veshin një fanellë të veçantë për këtë lojë, në mbështetje të Kinës në ‘luftën’ kundër coronavirus.

Një copë në krah do të thotë ‘Forza China’, duke i dhënë forcë vendit pas shpërthimit të Coronavirus. /ORAinfo/

Komento: