Costa kollitet para gazetarëve, ironizon me koronavirusin

10:10 | 12 Mars 2020

Diego Costa ironizon me koronavirusin, kollitet para gazetarëve.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, është tallur me krizën e koronavirusit, i cili lënë të vdekur më shumë se 4,300 njerëz në të gjithë botën.

31-vjeçari i injoroi kërkesat për një intervistë pasi skuadra spanjolle kishte mposhtur 4-2 Liverpoolin në Ligën e Kampionëve natën e së mërkurës.

Costa më pas kolliti teatralisht dhe qeshi ndërsa po kalonte kah gazetarët në ‘Anfield’, transmeton lajmi net.

Sulmuesi spanjoll dukej në humor pas ndeshje, por jo edhe kur u zëvendësua.

Ai u nervozua, duke goditur shishet me ujë pranë stolit të skuadrës së tij – por duket se kualifikimi në fazën tjetër i ka bërë mirë atij.

Komento: