Coutinho merr vendimin për të ardhmen pas finales së LK-së

23:20 | 11 Korrik 2020

Coutinho vendos për të ardhmen pas finales së Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Barcelonës, i cili këtë sezon luajti si i huazuar te Bayern Munich, nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij.

Bayern thuhet se nuk do ta blejnë kartonin e lojtarit, kurse te Barcelona nuk kalkulojnë në shërbimet e tij.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Coutinho do të marrë vendimin e tij për të ardhmen pas finales së Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.

Në anën tjetër, Quique Setien, trajneri i Barcelonës, i ka hapur derën për rikthim lojtarit, në mënyrë që ai të kthehet dhe të luftojë për vendin e tij në formacion.

Interesim për brazilianin ka nga skuadrat e Premierligës. Mbetet të shihet se cilën fanellë do ta veshi lojtari gjatë sezonit tjetër.

Komento: