Coutinhos i thotë ‘JO’ skuadra e njohur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Coutinhos i thotë ‘JO’ skuadra e njohur

17:31 | 06 Shtator 2019

E ardhmja e Coutinhos është diskutuar shumë së fundi në botën e futbollit.

Manchester City duket se ka refuzuar mundësinë që të nënshkruajë me Philippe Coutinho.

Ylli brazilian i futbollit, Philippe Coutinho, është larguar gjatë kësaj vere nga Barcelona, për t’iu bashkuar skuadrës së Bayern Munich, në formë huazimi.

Bayern nuk ka qenë skuadra e vetme që ka qenë në planet e lojtarit, madje ajo ishte e fundit. Para kampionëve të Bundesligës, duket se ka qenë Manchester City skuadër e preferuar për mesfushorin me tipare sulmuese.

‘Marca’ shkruan se Coutinho i është ofruar skuadrës së Man City gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.

Trajneri Pep Guardiola duket se nuk ka pasur një vend për Coutinhon në planet e tij për edicionin e ri.

Ambasada e SHBA-së jep lajmin e madh për vizat

Komento: