Cristiano Ronaldo mungon në stërvitjen e Juventusit, kjo është arsyeja

00:03 | 11 Mars 2020

Cristiano Rolando ka munguar në stërvitjen e Juventusit.

Juventusi nuk e ka ndërprerë stërvitjen në këto momente të vështira për shkak të epidemisë së Coronavirusit.

Bardhezinjtë edhe këtë të martë kanë zbritur në fushë në Continassa për të nisur përgatitjet për ndeshjen e kthimit të Championsit kundër Lyonit.

Pas pushimit njëditor të lejuar të hënën, stërvitja nisi kryesisht me ushtrime aerobike, më pas bënë ushtrime me topin ata që nuk luajtën në derbin e Italisë.

Nuk ishte pjesë e grupit Cristiano Ronaldo, i cili mësohet se ka marrë një ditë më shumë pushim të cilën e ka shfrytëzuar për të qëndruar me nën e tij të sëmurë në Portugali.

Komento: