Çun Lajçi: Po e ndërroj mbiemrin, i thashë Albin Kurtit goja të është marrë

17:15 | 15 Maj 2021

Aktori Çun Lajçi është shprehur i dëshpëruar me marshin solidarizues për Palestinën që u mbajt në Prishtinë.

Ai tha se Palestina Kosovës i thotë Serbi, teksa sipas tij qytetarët po protestojnë, duke harruar që Arafati ia puthte buzët Titos.

Ai madje tha se e ka ndërruar mbiemrin dhe e ka bërë Çun Dreli.

Postimi i plotë:

Po e ndrroj mbiemnin

Unë jam Drel

Mbas asaj që pashë dje n’qendrën e qytetit, m’shkoi mendja me nxirrë alltinë e me i ra vetit!

Po ku me marrë n’spital?

E parafrazova vargun e kangës popullore, ku i riu kishte dashtë me mbytë vetën, veç pse dadës ia kishte pa gushën e bardhë!

Unë u dehidrova nga pankartat e djelmoshave tue përkrah Palestinën që Kosovës m’i thotë Serbi, e këta kacavjerrën n’mjekrrat qime mini e dalin n’protestë, tue harrua se Arafati Titos ia puthte buzët!

Ata e duen Serbinë. St. Savën e duen ma shumë se Muhamedin!

Kur i pashë tue u përqyrrë (qysh tha Kimetja) e shtina doren n’brez, po veç Albinit s’pata çka me nxjerrë. Atij i thash rri mos e prish gjumin, se mehesape vakcina t’ka ra n’krye e kurgja ma s’po sheh, e mbasi edhe goja t’asht marrë, s’po qes allti por po e ndrroj mbiemnin.

Për ty isha Lajçi deri sot, veç për kacamitë tu që s’dinë ku hanë e ku pjerdhin, kurrë ma!

Për Ty e kastravecat tu t’verdhë, deri n’vdekje do t’jem Çuni i Nik Drelit.

Po, unë jam Çun Dreli, ai Lajçi që t’votoi dy herë, e ti hala nuk zbrite n’tokë, e unë plak me u ngjitë të ti, atje të retë n’qiell!

Tash, n’disha, edhe ne fb do ta shkruej Çun Dreli!

Thmi e parti e mjekrra cjapi me flamuj t’huej, tybe n’durohen o Kryeministër!

Çun Dreli

I sheruemi n’spital

15.05.2021

Komento: