Cutrone doli pozitiv në testet për koronavirus, kjo është gjendja e tij

18:15 | 14 Mars 2020

Ylli i Fiorentina, Patrick Cutrone, ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirusin.

Ai ka dërguar një mesazh falënderues për tifozët e futbollit.

Anëtari i ‘Viola’ ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, së bashku me dy shokë të skuadrës së tij.

Lojtari duket të ketë pranuar shumë mesazhe mbështetëse dhe tashmë ka falënderuar të gjithë ata që janë lutur për të.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe mesazhet. Jam mirë dhe momentalisht po qëndroj në shtëpi, duke ndjekur protokolin që kam pranuar” ka shkruar lojtari në ‘Instagram’, transmeton lajmi.

“Ju rekomandoj që t’i përmbaheni në mënyrë strikte shenjave të mara nga institucionet. Faleminderit” ka shkruar tutje ai.

Lojtarë të tjerë të Serie A që janë prekur me Covid-19 janë Daniele Rugani, Manolo Gabbiadini, Omar Colley, Antonino La Gumina, Albin Ekdal e Morten Thorsby, si dhe German Pezzella e Dusan Vlahovic.

Komento: