Cutrone kthehet në Seria A, befason me skuadrën e re

16:14 | 08 Janar 2020

Sulmuesi i Wolves, Patrick Cutrone është në bisedime me Fiorentina për një rikthim të shpejtë në Itali, raporton Daily Mail.

Sulmuesi 22-vjeçar u bashkua me Wolves vetëm gjatë verës nga AC Milan, por ka filluar vetëm tre ndeshje të Premier League deri më tani, duke shënuar dy gola, përcjell ORAinfo.

Cutrone nuk ka paraqitur për Wolves në lojërat e fundit, me menaxherin Nuno Espirito Santo duke pranuar se mund të largohet nga klubi në janar./ORAinfo/

Komento: