Dafina Zeqiri e dashuruar “kokë e këmbë”, publikon një tjetër foto të të dashurit të saj të ri

18:06 | 08 Shtator 2023

Dafina Zeqiri publikon një tjetër fotografi të të dashurit të saj të ri.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë publike lidhjen e saj më të re pak ditë më parë.

Raportohet se këngëtarja është në lidhje me një biznesmen të njohur në Prishtinë, me të cilin publikoi një fotografi pak kohë më parë.

Ndonëse nuk ka preferuar të ndajë shumë me publikun, të premten këngëtarja Zeqiri iu dha një tjetër vështrim të të dashurit të saj të ri fansave të saj.

Këtë ajo e bëri përmes publikimit të një fotografie në InstaStory, ku shfaqte në profil të dashurin duke vozitur në veturë.

Duke mos shkruar asgjë në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja e hitit “Murder on the dancefloor” vendosi vedtëm një emoji në formë zemre të bardhë, duke bërë të ditur se ishte e shoqëruar nga dashuria e saj e momentit.

Kjo lidhje e Dafinës vjen pak kohë pasi ajo i ndau rrugët me ish-të dashurin, DJ Geek, me të cilin ka qenë në lidhje për një periudhë mjaft të gjatë.

Komento: