Dafina Zeqiri i bashkohet protestës së gastronomëve: Me një vaksinë nuk çel pranvera”

13:35 | 25 Maj 2021

“Me një vaksinë nuk çel pranvera”, Dafina Zeqiri i bashkohet protestës së gastronomëve.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës prej disa ditësh ka njoftuar për një protestë para objektit të Qeverisë në Prishtinë.

Protesta e paralajmëruar do të mbahet ditën e sotme (e martë) në orën 18:00.

“Me një vaksinë nuk çel pranvera” – është motoja e protestës së cilës i është bashkuar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit ka ndarë postimin zyrtar të tyre në rrjete sociale ku tregon se do jetë pjesë e saj së bashku me anëtarët e tjerë të grupit Moneyz.

“Sot në orën 18:00”, ka shkruar ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Dafina është pjesëmarrëse në të tilla organizime, pasi në të shumtën e rasteve ka qenë e përfshirë edhe në ngjarje të tjera.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, bëri thirrje për protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre përfshirë, mungesën e vaksinave, mos-planifikimin për hapje të verës etj.

Komento: