Dafina Zeqiri reagon pas ngjarjes së djeshme në Elbasan

11:10 | 08 Maj 2021

Dafina reagoi pas lajmit që një person vrau bashkëshorten pasi dolën nga senaca gjyqësore për divorcin e tyre.

58 vjeçari Koçi Buzo qëlloi me breshëri blumbash bashkëshorten e rij në Elbasan, pasi çifti doli nga seanca gjyqësore, shkruan lajmi.net.

E ndjera, Liljana Buzo kishte dërguar kërkesë divorci, por një gjë të tillë po e kundërshtonte bashkëshorti i saj.

Ai e qëlloi gruan në sy të djalit të tyre, ndërsa në dëshminë e tij kishte thënë “I kisha thënë se nuk do të ndahej nga unë. E kisha paralajmëruar të mos shkonte në gjykatë për divorc. Ajo nuk më dëgjoi”.

Pas këtij rasti ka reaguar këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila shpërndau një postim që fliste pikërisht për atë ngjarje.

“Kjo më bën shumë nervoz… Si është e mundur? 2021?”, shkruan ajo.

Në postimin në fjalë flitet për faktin se si divorci është kthyer në dënim me vdekje për gratë, ani pse divorci është mënyrë për t’i dhënë fund martesës që nuk funksionon.

Komento: