Dalim pamjet e para të Golf 8

22:07 | 21 Janar 2019

Është zbuluar fotografia e parë e Golf 8, ku do t’iu befasojë me dizajn modern.

Viti 2019 po premton të jetë vit historik për Volkswagen.

Kjo argumentohet me faktin se prodhuesi gjerman i makinave për herë të parë ka lansuar në treg makinën elektrike për këtë vit.

Ekuivalent për nga rëndësia është edhe plasimi i gjeneratës së 8-të të Golfit, transmeton lajmi net.

Prodhimi i makinave nga kjo gjeneratë u paralajmërua prej kompanisë Volksëagen më qershor të vitit të kaluar, megjithëse dizajnet e makinës janë paksa të mjegullta.

Megjithatë, falë disa fotografive të publikuara nga një përdorues i Instagram-it ne do të marrim një pamje të saktë të modelit zyrtar të Golf 8-shit.

Ngjashëm si Porsche 911 i 2020-ës, ndryshimet e reja të dizajnit të Golf-it nuk janë drastike, pasi që Volksëagen kuptohet se nuk dëshiron të ballafaqohet me një formulë të suksesshme.

Komento: