Dalin detaje të reja rreth zhdukjes së dy vajzave nga Ferizaj

23:07 | 19 Tetor 2020

Kanë dalur detaje të reja rreth zhdukjes së dy vajzave nga Ferizaj.

Një grua nga Ferizaj ka lajmëruar dy vajzat e saj si të zhdukura, policia jep detaje.

Ka më shumë se dy muaj që nuk janë kthyer në shtëpi.

Dy vajza nga Ferizaj, njëra 25 e tjetra 16 vjeçare, në mbrëmjen e së dielës u lajmëruan si të zhdukura.

E ishte nëna e tyre, ajo që e lajmëroi rastin në Polici.

Ndërsa, detajet e këtij rasti i kanë dhënë nga Policia Rajonale në Ferizaj.

E rastet e personave të zhdukur sipas Morinës, nuk janë që janë të pakta në këtë komunë.

Ky thotë që ka raste që largohen për pak tek familjarët e tyre, por që në bashkëpunim me familjar gjinden shpejt.

Televizioni ka qëndruar edhe në lagjen ku banon nëna e vajzave, por që ka qenë e pamundur që të kontaktojnë me të.

Sipas fqinjëve, e ëma ka jetuar deri vonë me to, por që kohëve të fundit nuk i kanë parë së bashku.

E arsyet e largimit të dy vajzave ende nuk dihen, mirëpo sipas deklaratës së nënës së tyre në stacionin policor, kontakti i fundit me vajzat ka qenë përmes rrjeteve sociale.

Këto të fundit i kanë thënë që janë duke jetuar në Prishtinë, duke mos dhënë detaje tjera.

Komento: